Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dha disa detaje nga takimi që pati kokë më kokë më kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vuçiç deklaroi se gjatë takimit janë dakordësuar për disa marrëveshje konkrete bashkëpunimi. Po ashtu, ai bëri të ditur se në fund të janarit tre liderët do ta takohen sërish.
“Marrëveshje konkrete për bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë arritur në tiranë. Takimi tjetër do të jetë në Beograd në fund të janarit, do të jetë një takim historik për shkak të asaj që do të përfundojmë deri atëherë me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama”, tha Aleksandar Vuçiç.
(M. I./ Faxweb.al)