Për rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë që u miratua nga bashkia mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha ka sulmuar LSI-në dhe PDIU-në. Sipas tij këshilltarët e tyre janë një grusht politikanësh të korruptuar që iu bashkuan pazareve të Ramës. Por dhëmbë për dhëmbë i është përgjgiur Petrit Vasili duke theksuar se PD dje u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.
“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.
PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.
Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.”, shprehet Petrit Vasili.
Sjellim në vëmendje që mbrëmjen e djeshme këshilltarët e PD-së kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Por me largimin e tyre, si edhe të këshilltarëve të LSI-së nuk plotësohej kuorumi për t’u zhvilluar mbledhja.
Mirëpo ndërkohë që këta debatonin, në sallë u rikthyen Agim Kraja dhe Genta Mezini nga LSI-ja. Bashkë me këta, numri i anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e Këshillit shkonte në 31, duke plotësuar kështu kuorumin dhe u miratua rritja e çmimit të ujit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post