Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të fortë sa i takon atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku flet për një takim mes kreut të bashkisë Lushnje Fredi Kokoneshi, zv.kryeministrit Erion Braçe, dhe një personi të shpallur në kërkim për vrasje Orges Bilbili.
Ky i fundit është i dyshuari kryesor i policisë për masakrën e ndodhur në Lushnje disa kohë më parë ku mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi të cilët njiheshin si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).
Sipas denoncimit te Berisha, në bisedën mes të treve në një lokal në Lushnje, Kokoneshi është shprehur se Ndoja dihet të shihet i katandisur.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen te implikuar ne atentatin e Shkozetit!
Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb
Pershendetje doktor jam nje qytetare nga lushnja desha te beja nje denoncim per sa i perket atentatit te prokurorit arjan ndoj.
para disa dites nje lokal ketu ne zone eshte pare kryetari fredi kokoneshi me nje person ishte rreth 25 vjec djal i ri bjond dhe i therriste gest te linte pershtypjen si orges bilbili dhe me mbrapa ka ardhur zv.kryemistri brace.ne bisede e siper z.kokoneshi ka thene e duam ta shikojme te katandisur ate prokuror u be ai te dali kunder nesh.te lutem jam familjare dhe dua te jem anonine se skam ndermend te kem fatin e shume njerzve te vrare ketu.
(E.K/Faxweb.al)