06:10 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U bë drejtor për t’i shërbyer të madhit në Tiranë”, Salianji ‘godet’ sërish drejtorin e policisë Fier: Duhet të ishte burgosur

16:05 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD kërkon “pa vonesë” arrestimin e Dakos: Dosja 339 e çon në burg, ja çfarë faktohet

Në një deklaratë për mediat ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka vërtetuar dhe një herë tjetër implikimin e Andon Marko, Drejtori i ri i Policisë së Fierit, me dosjen e Xhafajve.

Gjatë deklaratës ai shprehet se Marko jo vetëm që nuk është burgosur por edhe është ngritur në detyrë duke i shërbyer kështu “Shefit të Madh” në Tiranë.

Nga ana tjetër, në 5 përgjimet që janë bërë ditën e djeshme nga Partia Demokratike tregohet se Marko nuk ka takuar vetëm 1 herë dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, siç ai është shprehur në Prokurori, por disa herë.

E ndërkohë ai u ka premtuar qytetarëve se Partia Demokratike do të jetë krah tyre duke rikthyer sundimin e ligjit dhe luftimin e bandave kriminale.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike denoncoi dje si akt banditesk emërimin në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit të Andon Markos një prej policëve që është përfshirë në skemën e manipulimit dhe blerjes së dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës.

Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andrea Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë.

Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjeherë për dëshmi të rreme.

Në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi. 

Përgjimet e djeshme provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.  

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit.

Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë.

Kjo është policia e Edi Ramës dhe Sandër Kimikut, ku gradohen ata që kryejnë punët e pista dhe u binden urdhrave politike kundër opozitës. 

Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do te rikthejmë sundimin e ligjit dhe do të çmontojmë me forcën e ligjit banditët kudo ku ata janë, në institucionet e zaptuara nëpërmjet përdorimit të këtyre banditëve në zgjedhje apo përdorimit të parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Shqiptarët sot janë të bashkuar për të hedhur në kosh qeverinë më të kriminalizuar të historisë së Shqipërisë.

(s.a/faxweb.al)

Etiketa: Andon MarkosDrejtorin e Policisë së Fieritervin salianjiish-deputeti i pd-se
Pas

‘Furtuna’ në Policinë e Shtetit, Veliu shkarkon 8 drejtues komisariatesh (Emrat)

Para

Ministria e Brendshme do të ofrojë shërbime “security” me pagesë. Rama u heq privatëve ruajtjen e objekteve publike

Para
Denoncimi/ Aplikimet për 150 vende në Polici: Ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj

Ministria e Brendshme do të ofrojë shërbime "security" me pagesë. Rama u heq privatëve ruajtjen e objekteve publike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.