Pas marrjes në pyetje të kryeministrit të vendit Edi Rama 10 orë në Komisionin Hetimor, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se sot ai mbrojti korrupsionin dhe 3 të kërkuarit nga drejtësia.
Tabaku theksoi se çdo përgjigjie e Ramës ishte aktrim dhe se përpjekja e tij për të mos përmendur më 430 milionë eurot dështoi.
“Jemi të vendosur për ta çuar këtë përpara në organet e drejtësisë”-përfundoi Tabaku.
Deklarata e plotë:
Tabaku: Dëshmitari e mbron korrpusionin dhe ua la të tjerëve. Shqiptarët nuk dëgjuan se si ka mundësi që 3 të shpallur në kërkim nuk po përballen me drejtësinë.
Rama dështoi për të thënë se ku kanë shkuar 100 milionë euro, dhe si I është dhënë kontrata një kompanie pa eksperiencë. Injoroi me arrogancë të plotë cdo ligj, bëri mburojën më të mirë pë rata që janë në kërkim.
Unë eprisja, ne kemi dokumentet por çudia më e madhe është me këtë kryeministër që ka dy ish-ministra në qeli dhe krenohet.
Rama shet vartësit e tij dhe mbron veten por mbrojtjaa politike që i bëri sot kësaj afere është e paprecedentë. Kjo nuk është e rastësishme, ai e di se çfarë ka ndodhur, që nuk ka incenerim por pastrim parash.
Sot e gjithë propaganda e tij ishte për 430 milionë euro por nuk e zhbën dot se aktroi nga fillimi deri në fund.
Jemi të vendosur për ta çuar këtë përpara në organet e drejtësisë.
(E.D/faxweb.al)