16:08 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U bë pengesë për prishjen e ndërtimeve pa leje, kallëzohet penalisht Xhelal Mziu

10:13 | 18/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kallëzimi në Prokurori, Mziu: Me urdhër të Edi Ramës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Kjo pasi Mziu është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje.

Edhe pse kishin urdhër për tu prishur, kjo nuk ka ndodhur. Sipas IKMT-së në mosveprimet e Mziut janë gjetur shkelje.

“Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IMT e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut te bashkisë”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Jo pak herë Mziu ka pasur përplasje me institucionet nën drejtimin e qeverisë socialiste. 

Ndërkohë që pak kohë më parë Mziu është përballur me një tjetër kallëzim, pas shprehjes së famshme në fushatë se do të prishte shtëpitë e atyre që varnin flamujtë e PS-së dhe LSI-së.

NJOFTIMI:

Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, IKMT përgjatë një kontrolli të ushtruar në IMT e Kamzës ka vërejtur mosveprime nga ana e kryeinspektorit dhe inspektorëve të këtij institucioni, që përbëjnë kundërvajtje penale të parashikuara në ligj.

Nga 89 vendime për prishje objekti, mes të cilave vetëm 48 në periudhën maj-qershor të këtij viti, nuk është egzekutuar asnjë. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryeinspektorit drejtuar kryetarit të bashkisë si organi epror, për sigurimin e mjeteve për egzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e kryebashkiakut nuk është ndërrmarrë asnjë veprim.

I çuditshëm është fakti se pjesa më e madhe e vendimeve për prishje objekti janë marrë në periudhën parazgjedhore, fakt që ngre dyshime të arsyeshme se janë përdorur si mjet presioni apo favorizim personash me qëllim përfitimi elektoral.

Për këto shkaqe, IKMT ka kërkuar nga prokuroria e Tiranës, fillimin e procedimit penal për Xhelal Mziun, kryetar I bashkisë Kamëz, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

IKMT në ushtrim të funksioneve dhe detyrave ligjore të saj do të vijojë si përherë kontrollet e befta dhe periodike në të gjitha IMT e bashkive në Shqipëri, me qëllim verifikimin e zbatimit të vendimeve, dhe punës së kryer në shërbim të qytetarëve dhe territorit shqiptar.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkia kamezkallezimixhalal mziu
Pas

Kanosi me armë armë zjarri nënë e bir, arrestohet 47 vjeçari në Burrel

Para

Vdekjet nga ndotja e ajrit në vend, Berisha: Shifrat janë tronditëse!

Para
“Qeveria ka ulur rrogat, punojmë në kushte mjerimi”, denoncimi i zjarrfikësit tek Berisha

Vdekjet nga ndotja e ajrit në vend, Berisha: Shifrat janë tronditëse!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.