Regjisori, producenti dhe këngëtari i njohur Bojken Lako ka treguar një “çmenduri” që ai bashkë me shokët e tij kanë bërë në vitet 1994-1995, teksa ishin duke udhëtuar drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në një festival.
Ai ka rrëfyer në një intervistë për “Rtv Ora” se gjatë gjithë rrugës kanë pirë birra dhe janë dehur. Më pas, janë futur në Liqenin e Pogradecit në mes të dimrit për t’u larë.
“Kam qenë në vit të dytë në Akademinë e Arteve, në ‘94-‘95, u nisëm për një festival shumë serioz në Maqedoni. Nga qejfi i ramë andej nga Tushemishti. Nuk kishim alkool tjetër dhe dikush bleu birra. Ndalo dhe bli birra, ndalo dhe bli birra.
Na zuri aq shumë saqë kishte njerëz nga stafi dhe aktorë të rinj që u lanë në liqen dhe ishte dimër. U bënë të gjithë kërcu fare. Madje mbaj mënd që shumë pak para shfaqjes më ka dalë alkooli”, tha Bojken Lako.
(M. I./ Faxweb.al)