Kanë kaluar plot 5 vite nga aksidenti tragjik, në të cilin humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
Ndërsa largimi i parakoheshëm i tij nga kjo jetë, ka prekur kolegët e tij, mikja e Olldashit, ish-deputetja Mesila Doda, i ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
Ajo shkruan: “U bene 5 vite pa ty shok… sa me shume kohe kalon, aq me shume degjoj njerez te thone… sikur te ishte gjalle…
Kam menduar gjithmone qe ikja jote e pakohe ishte keqkuptim, gjithshka do ishte ndryshe e me mire ne kete bote nese nje njeri si ti do ishte ende…
Paqja e Zotit qofte me ty Sokol… ne te gjallet luftojme ende derisa te marrim fryme. Tek e fundit jeta eshte nje beteje pa fund dhe ti i perkisje atij lloji luftetaresh qe betejat e tua i beje me mendje e zemer… pusho ne paqe vlla, kjo bote eshte kaq ndryshe qysh kur ike ti…”
Kujtojmë se Sokol Olldashi, humbi jetën, 20 nëntor 2013 në rrugën interurbane dytësore, Tiranë – Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”.
(B.B/ Faxweb.al)