Një grua britanike e cila pretendonte se kishte kancer është akuzuar nga gjykata se ka mashtruar disa persona, të cilët e ndihmuan duke dhuruar donacione financiare për të. Sipas gazetës “DailyMail” 42-vjeçarja, Nicole Elkabbass mblodhi më shumë se 60 mijë euro nga 5 shkurt deri më 2 gusht 2018.
Sipas prokurorit, ajo i ka shpenzuar paratë për të paguar udhëtimet, borxhet, duke shkuar në restorantet më luksoze, në lojrat e fatit online si dhe ka marrë bileta të shtrenjta për ndeshjet e ekipit anglez të Tottenhamit.
42-vjeçarja i ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të për mashtrim. Faqja e fondeve për të marrë donacionet ishte hapur në emrin e nënës së saj. Ajo kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet në një shtrat spitalor, ku bënte apel për ndihmë.
Nga verifikimet që u bën, fotot ishin bërë në viti 2017, pasi britanikja ishte nënshtruar një operacioni i cili nuk kishte lidhje me kancerin.
Gjithashtu prokuroria ka theksuar se në gjyq do të paraqiten disa nga personat që dhanë vlerat monetare për tu kuruar nga kanceri. Mes të mashtruarve ka që kanë dhuruar nga 4 mijë deri në 6 mijë euro, pasi besuan se Nicole Elkabbass kishte shqetësime shëndetësore nga kanceri. (E.G/Faxweb.a)