Thomas Strakosha ka qenë sot pjesëmarrës në “Ditën e portierit”, të organizuar nga Lacio më fëmijët që e akademisë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij klubi e për më tepër ëndërrojnë që në të ardhmen të mbrojnë pikërisht katërkëndorin, ashtu si shqiptari.
Portieri kuqezi është kthyer në një idhull për tifozët e vegjël të cilët kanë dëgjuar me kureshtje shpjegimet e tij mbi dëshirën për t’u bërë portier dhe se si zgjodhi këtë rol të veçantë.
“Të jem këtu me kujton kur isha më i vogël dhe stërvitesha duke parë të mëdhenjtë. Të jem një idhull për ta më bën edhe më krenar dhe më shtyn të ec përpara. Pyetja që më pëlqeu më shumë është çfarë më bëri të dashuroja rolin e portierit. Përgjigja është babai im.
Të jesh një portier nënkupton të kesh dëshirën të fluturosh dhe të jesh gati të ndërmarrësh të gjitha përgjegjësitë pa u dorëzuar asnjëherë. Këtyre djemve u këshilloj të ndjekin ëndrrat e tyre pa ndaluar asnjëherë sakrificat”, shpjegoi Strakosha.
Nuk mund të mungonin pyetjet edhe për derbin ndaj Romës, i cili me shumë mundësi i dhuroi atij edhe fanellën e titullarit për sezonin e ardhshëm fala paraqitjes që bëri në këtë sfidë.
“Përjetuam shumë kënaqësi, ishin bërë disa vite që nuk fitonim në kampionat dhe shihej që kishim dëshirë. Penalltia? Ekzistonte dëshira për ta pritur që të mbaja skuadrën në avantazh.
Nuk ishte penallti dhe shihej, por u treguam të aftë të rimerrnim avantazhin në pjesën e dytë. Pritja më e vështirë e imja? E dyta ndaj Xhekos”, tregoi Strakosha.