Protestat e dhunshme ndaj Capitol Hill dhe nxitja e bërë prej Donald Trump bënë që gjigandët online si Twitter, Facebook, Instagram dhe Youtube të bënin bllokimin e presidentit të ShBA-ve në rrjete sociale
Trump ka shprehur qartazi synimin për një rikandidim nga radhët e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në realizim të këtij plani ish-presidenti po planifikon hapjen e një platforme online komunikimi.
Lajmi është bërë publik nga mediat ndërkombëtare, por ende nuk dihet shumë rreth kësaj platforme apo si do të jetë ajo.
Tashmë pritet vetëm të shohim se si do të jetë kjo risi e Trump, që me siguri do të ndikojë shumë edhe në platformat e tjera.