Plot 50 turistë janë bllokuar sot në ishullin e Sazanit, për shkak të motit të keq. Ka qenë anija e flotës “Iliria” ajo që ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë atyre.
Mësohet se mes turistëve shqiptarë dhe të huaj, ishin edhe një grup korrenspondetësh të agjencisë AFP.
Siç raportohet, kanë qenët këta të fundit ata që kanë kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura. “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.