Irfan Domnori u ndalua pak kohë më parë pasi kishte valëvitur flamurin shqiptar në Krajë dhe u gjobit me 300 euro si dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi.
Pasi ka kaluar një muaj nga ky vendim i Gjykatës së Tivarit, Irfan Domnori është drejtuar sërish për në Malin e Zi për të marrë pjesë në një aktivitet atje, por është arrestuar sërish.
Domnori në një reagim për mediat thotë se pasi ka kaluar natën në polici e kanë dërguar në gjykaten e Podgoricës ku i është thënë se do të dënohet me burg dhe jo me gjobë.
“Që nga data 27 nëntor isha i ftuar për të marrë pjesë në një ekspozite fotografike në Ulqin por për shkak të dënimit tim në festën e gështenjave me 16 nentor si dhe tragjedia e termetit që la pas shume viktima u vendos që të në ate date po një muaj më pas. Në këtë ekspozite fotografike organizuesja Luljeta Avdia Curra më kërkoj pjesmarrje të domosdoshme pasi do më nderonin me një çmimi. Duke qenë se edhe dënimi im një mujor kishte mbaruar vendosa të udhëtoja drejt Malit të Zi duke kaluar nga dogana e Muriqanit. Në doganën në anën shqiptare nuk kishte asnjë problem ndërsa një punonjëse e doganës së Mali të Zi pasi më kontrolloj kartën më ftoj që të kaloja në zyrë i shoqëruar nga një polic i Malit të Zi. Pas shumë kontrollesh të dokumentave dhe çantës me marrin me një mjet të policisë dhe nga Ulqini me dërgojnë të shoqëruar me disa polic drejt komisariatit të Malit të Zi në Podgoricë. Aty dy civile, zyrtare të asaj zyre me komunikojnë se jam i arrestuar pasi me datën 15 tetor 2019 në festen ne Triesh të Malësisë së Madhe kur u vendos busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut kam ngritur flamurin kombtar. Pasi kalova natën në polici të nesërmen më dërgojnë në gjykaten e Podgoricës m’u gjykatësja më njeh dhe me akuzen dhe me komunikon se duke qenë se është rast i përseritur do të dënohesha me burg dhe jo me gjobë por une nuk isha i vetmi që ngrita flamurin atje por akuza dhe arrestimi erdhi vetëm për mua.”- u shpreh Irfan Domnori.