15:50 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dëbua nga Italia se kërcënoi Papën, i riu shqiptar: Kërkoj ndihmë, jo të gjithë jemi terroristë

21:04 | 27/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
U dëbua nga Italia se kërcënoi Papën, i riu shqiptar: Kërkoj ndihmë, jo të gjithë jemi terroristë

Pak kohë më parë, mediat dhe autoritetet italiane e akuzuan se donte te konvertonte Papën, por kush është në të vërtetë Brendon Bardhi, 22-vjeçari me origjinë shqiptare që është larguar nga Shqipëria që në fëmijëri?

Brendon është mysliman dhe pas incidentit me Papën është rikthyer tek gjyshërit në moshën 22-vjeçare sipas një vendimi të ministrit të Brendshëm italian, që urdhëroi deportimin e tij javën e shkuar nën dyshimin për ekstremizëm.

Mirëpo Brendon nuk duket aspak i rrezikshëm. Në një prononcim për Top Channel, ai e konsideron veten një besimtar që u pa i dyshimtë nga autoritetet, por ai shprehet se Papës i është drejtuar vetëm për ndihmë.

 “Dola në mëngjes nga ora 5, me pak frikë dhe emocion. Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur’anin mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t’i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë”, tregon Bardhi. Mirëpo pas kësaj Brendon është mbajtur në burg.

 “Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë. Unë isha në shtëpinë time, sepse jam italian. Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t’i ndihmoj e jo t’i vras”, vazhdon më tej tregimin ai.

Brandon Bardhi nuk është personi i vetëm që është dëbuar nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai është i pesti i dëbuar vetëm për pak kohë.

 “Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time”, thotë Bardhi.

I riu tanimë ka frikë nga paragjykimet dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale. Mirëpo tani i duhet të përballet me përbuzjen e shoqërisë që nuk është aq mirë e informuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=EdfbRv1cR94

Etiketa: Brendon BardhiitaliakercenimmyslimanndihmePapa
Pas

Vajza nga Shkodra bën për vete jurinë, drejt fitores në konkursin muzikor në Suedi (VIDEO)

Para

PSG në avantazh ndaj Bajernit pas dy minutave lojë (VIDEO)

Para
PSG në avantazh ndaj Bajernit pas dy minutave lojë (VIDEO)

PSG në avantazh ndaj Bajernit pas dy minutave lojë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtëna me armë në Bruksel, humb jetën një 49-vjeçar

“Na duhen 60 mijë ushtarë”, Pistorius: Rusinë ta etiketojmë si kundërshtarin tonë

Lushnjë/ Akuzohet se përdhunoi një vajzë disa muaj më parë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, Starmer pritet të takojë shefin e NATO-s, Rutte

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

Shqipëri-Serbi, 2500 policë blindojnë Tiranën! Bllokim i plotë nga Blloku, bulevardi te rruga e Elbasanit

Marrëveshja për sigurinë me Ukrainën kalon në Kuvend pa diskutim, asnjë deputet i pranishëm në sallë

Fier/ Përplasi mjetin bujqësor ku mbetën të plagosur tre persona, arrestohet shoferi 28-vjeçar (EMRI)

Pelegrinazhi i Haxhit, sot dita e Arafatit! Miliona vetë kremtojnë datën e shenjtë

Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.