Gazetarja e ‘Fax News’ Ledjona Xheladinaj raporton se gjendja e vëllait të futbollitstit të Skënderbeut Tefik Osmani është e stabilizuar, ndësa vijon të qëndrojë në reanimacion.
Ajo tha se vëllai Tefik Osmanit, Sokol Osmani ka marrë dëmtime në kokë dhe është në gjendje të rëndë dhe mund të niset drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ndihmën e parë e mori nga ambulanca që ndodhej në stadium dhe më pas u transportua drejt spitalit.
Sokol Osmani u rrëzua nga tribuna gjatë momentit të golit nga Skënderbeu në minutën e 83-të, gol që u shënua nga Muzaka. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=DTLMSA9U1zU