Një 27-vjeçar është dëmtuar gjatë punimeve në shtëpinë e tij në Pogradec. Mësohet se 27-vjeçari Renato Sehiti është dëmtuar me xham gjatë punimeve duke u plagosur në kraharor. Sehiti është nisur drejt Traumës me helikopter. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak. Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.