Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj, pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes.(lexo këtu)
Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për anëtarin e KPK, i cili pritet të paraqitet të enjten në orën 15:00 për të dëshmuar.
Kujtojmë se PD publikoi dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.
(M.Q/Faxweb.al)