Florenc Hoxha, ish-kreu i inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, ka fituar pafajësinë paraditen e sotme nga Gjykata e Apelit.
Hoxha ishte dënuar bashkë me 10 policë të tjerë bashkiakë për shpërdorim detyre nga Gjykata e Tiranës.
Hoxha ishte denoncuar më herët nga një familje në Tiranë, për grabitje prone, në vitin 2012 me anë të një ndërtimi pa leje.
Në vitin 2015, Hoxha u bë pjesë e një konflikti ku përdori fjalë të cilat cënonin figurën e funksionarit publik.
(F.G/Faxweb.al)