Kristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës në stadiumin Santiago Bernabeo, e cila do të luhet në orën 23: 00, ndeshja e dytë e Superkupës së Spanjës pas ndeshjes së parë që u luajt në Barcelonë.
Kjo sepse Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit nuk e mori parasysh kërkesën e klubit të Real Madrid për uljen e dënimit të Cristiano Ronaldo-s. Portugezi i u dënua me 5 ndeshje ,1 për shkak të kartonit dhe 4 se shtyu gjyqtarin në El Clasico. Kjo duket se e ka irrituar shumë Ronaldon i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar duke thënë se dënimi ishte i ekzagjëruar, madje e ka quajtut persekutim.
“E pamundur të jesh imun ndaj këtyre situatave, 5 ndeshje! Më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky është persekutim! Falënderoj shokët e ekipit dhe tifozët e klubit për mbështetjen,” shprehet Ronaldo nëpërmjet faqes së tij në Instagram.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë Reali fitoi me rezultatin 1-3, ku Ronaldo shënoi golin e dytë. Pezullimi me 5 ndeshje erdhi pasi ai shtyu gjyqtarin. (B.H/Shuplaka)