“Jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë deri në një vendim të formës së prerë”, shkruan Edison Memolla në një reagim në “Facebook”, pasi u dënua me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Edison Memolla: Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.
Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.
Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetëdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.