22:45 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dënua për shpifje ndaj Veliajt, reagon Vokshi: Jam e qetë, u bëra zëri i mijëra prindërve

14:31 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erion Veliaj fiton gjyqin, dënohet për shpifje Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pasi u dënua për shpifje nga ana e Gjykatës, duke e detyruar që ti paguajë 1 milionë lekë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Vokshi thotë se deklarata e saj nga selia e PD-së ishte me dokumente dhe tregonte shqetësimin real të prindërve në shkolla të cilëve poi u mblidheshin të dhënat personale.

Deklarata e Vokshit:

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

 

Etiketa: padi per shpifjevokshi veliaj
Pas

Mori çmimin ‘Nobel’ sot, kush është austriaku që qante për Millosheviçin

Para

Vrasja në Kavajë/ Flet halla e Marsida Qatjas: Ja çfarë dimë për lidhjen e mbesës me Dritanin

Para
Nënë e 3 fëmijëve dhe me burrin në burg, kush është Marsida Qatja, ‘sebep’ i sherrit me 1 të vdekur dhe 1 të plagosur në Kavajë

Vrasja në Kavajë/ Flet halla e Marsida Qatjas: Ja çfarë dimë për lidhjen e mbesës me Dritanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.