07:03 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dënuan për një tentativë vrasjeje dhe më pas u arratisën nga burgu në Itali, kapet në Zvicër çifti shqiptar

18:23 | 19/06/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënë e 4 fëmijëve, vritet shqiptarja në Zvicër, autor dyshohet…

Një çift shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi ata ishin arratisur nga burgu në Itali. Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu ishin arratisur nga burgu në Itali në nëntor 2023. Gjithashtu policia vuri re një automjet me targa italiane në zvicër dhe pas kontrollit të pasagjerëve të automjetit, ata nuk mundën të identifikoheshin, për këtë arsye u desh të dërgoheshin në stacionin policor.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44-vjeçari Emilian Bici dhe 38-vjeçarja Ermelinda Spahiu. Ata kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Italia. Dy personat ishin arratisur nga një burg atje. Po ashtu gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se çifti ishte dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina. Bici dhe Spahiu vuanin dënimin në burgun e Pesaros në gjysmë liri në një fermë lokale. Spahiu e mbaronte dënimin vetëm për pak ditë. Ndërkohë Bici kishte ende dhe 3 vjet dënim.

Bici dhe Spahiu u dënuan shkurt 2023 në Ravena, së bashku me një shqiptar të tretë për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina. Atë mbrëmje 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët. Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat sepse viktima nuk do të kishte dashur t’i ndihmonte ata të gjenin strehim për natën. Shpejt dy personat e kanë goditur me 5 thika 57-vjeçarin, ndërsa Ermelinda Spahiu e ka mbajtur atë.

Pas një hetimi që zgjati dy muaj, në mars të atij viti policia arriti të gjurmojë autorët. Bashkëpunëtori i tretë u identifikua në Napoli, ndërsa Spahiu në zonën e Fano. Megjithatë, më komplekse ishte gjuetia për Emilian Bicin, i cili u gjet në zonë duke drejtuar një makinë të vjedhur. Më pas doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje dhe ndoshta i kishin kërkuar bashkatdhetarit të tyre strehim në zonë.

Pas

Shqipëria barazoi me Kroacinë, Rama: Kjo quhet krenari, kokën lart e kështu përpara

Para

I dehuri në Korçë godet me grushte në fytyrë oficerin e krimit ekonomik, shoqërohet për në polici dhunuesi

Para
I dehuri në Korçë godet me grushte në fytyrë oficerin e krimit ekonomik, shoqërohet për në polici dhunuesi

I dehuri në Korçë godet me grushte në fytyrë oficerin e krimit ekonomik, shoqërohet për në polici dhunuesi

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.