Në përfundim të debatit për ndihmën ekonomike në Kuvendin e Shqipërisë, në fjalën e tij, deputeti socialist, Erjon Braçe, përpara fjalës së vet ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtjeje në kujtim të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
Kujtojmë këtu se sot është 10-vjetori i shpërthimit tragjik në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec pranë Tiranës, ku humbën jetën 26 njerëz.
Deputeti Braçe, u kërkoi kolegëve që në respekt të humjes tragjike të jetëve, të mbahej një minutë heshtje. Kjo kërkesë u aprovua nga kreu i Kuvendit.
“Prita nëntë orë që në këtë sallë ku u derdh hipokrizia si sh..urinë përpjetë, që të ndalnit këtë sport të neveritshëm e të përhershëm.
Vetëm 1 minutë, një të vetme për të nderuar 26 njerëz të zakonshëm, nevojtarë e punëtorë të mirë.
Kërkoj përulësisht që të mbajmë një minutë heshtje për 26 njerëz që u vranë duke iu marrë shpriti për korrupsionin e një familje politike, një qeverie.”
(E.L/Faxweb)