17:36 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dërgua me urgjencë tek spitali i Infektivit, si paraqitet gjendja e deputetit Alimadhi

19:26 | 27/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E kam për nder të jem ballist”, Alimadhi i kthehet Majkos: Ti pse qesh, e ke për nder që je bir komunisti?

Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me sëmundjen e koronavirusit, fakt të cilin e bëri vetë publik me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ndërkohë burime për Fax News bën me dije se Alimadhi është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv. Po të njëjtat burime raportojnë se Alimadhi ka kërkuar vetë që të shtrohet në spitalin Infektiv.

Mësohet se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe po mbahet në spital për arsye se ka sëmundje kornike.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook, Alimadhi njoftoi se ka reyultuar pozitiv me koronavirus së bashku me bashkëshorten. Alimadhi shkruante në Facebook se analizat i kanë marrë që para 4 ditësh.

Ndërkohë ai ka kritikuar Kryeministrin për mungesën e vëmendjes totale ndaj tij.

“Ne po përballemi vetëm në këtë mënyrë gati prej një jave, unë së bashku me bashkëshorten po e bëjmë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëj shërbimin asaj. Më pas e pi ajo paracetamolin dhe më bën ajo mua shërbim. Këtë e bëjmë në 4-5 orë. Po të ishte për interesim nga ju do të kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni”.

Postimi i plotë në facebook

I nderuar z. Kryeminister!

Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.

Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda…

Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!

Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?!

E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces:

Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence.

Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.

Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them!

Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.

Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.

Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte; keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.

I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.

Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…

Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?

Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca

; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.

Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.

Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.

Etiketa: Adriatik Alimadhi
Pas

Kongresi amerikan kalon shumën marramendëse për luftën ndaj COVID-19

Para

(VIDEO)Pamje të rralla, Papa Françesku lutet i vetëm, në një shesh të “shkretuar”: Së bashku të ngushëllojmë njëri-tjetrin

Para
Tensionet SHBA-Iran, Papa apelon për paqe: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

(VIDEO)Pamje të rralla, Papa Françesku lutet i vetëm, në një shesh të "shkretuar": Së bashku të ngushëllojmë njëri-tjetrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Deklaroi se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Reagon për herë të parë Belina Pupa pas akuzave të kultivimit të kanabisit: Prona në emrin tim, por e dhënë me qira

Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!

“2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Guterres prezanton planin për ndihmën në Gaza: Të shpëtojmë popullin e enklavës!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.