Gazetari i cili u dhunua ditën e djeshme në ish-” Stacioni i Trenit” në Tiranë nga persona të paidentifikuar ka reaguar përsëri ndaj aktit barbar që u ndërmor ndaj tij. Sipas Fundos “Statusi i Gazetarit” i mbron të gjithë gazetarët nga krimi dhe pronarët e mediave të krimit dhe drogës apo pengmarrarjes së medias.
Ai shton më tej se me këtë status gazetarët nuk do hidhen në rrugë e të përdoren siç duan pronarët.
Ai thekson se vetëm kështu mund të ndalet edhe krimi ndaj te gjithë gazetarëve.
“Statusi i GAZETARIT!
STATUSI I GAZETARIT
VETEM AI NA MBRON TE GJITHEVE NGA KRIMI DHE PRONARET E MEDIAVE TE KRIMIT DHE DROGES APO PENGRAMRJES SE MEDIAS.
VETEM ME STATUS gazetaret nuk do hidhen ne rruge e perdoren sic duan pronaret.
Vetem keshtu mund te ndalet edhe krimi ndaj te gjithe GAZETAREVE.
Une isha nje rast, dje isha une neser e ka rradhen nje prej jush qe e dhate apo ja u censuruan ngjarjen kriminale nga nje kolegu. Faleninderit te gjitheve per mbeshtetjen!”, shprehet Fundo.
Elvi Fundo ndodhet për trajtim në ‘’Spitalin e Traumës’’, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe identifikimin e plotë të tyre. (J.V/Shuplaka)