Sipas mediave italiane shqiptari që u vra mbrëmë në Itali pas një zënke me një tjetër shqiptar, është 32-vjeçari Arben Kola, babai i dy fëmijëve të vegjël.
Edhe pse u dërguar me urgjencë në spital, ai nuk mundit ti mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.
Autor i kësaj ngjarje është gjithashtu një shqiptar. Pas krimit ai u arratis, por u arrestua pak orë më vonë nga policia.
32-vjeçari jetonte në Chiari dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar në një lokal në Teosa. Ai u konfliktua me një person tjetër, gjithashtu shqiptar, i cili e dhunoi për vdekje. Shkaqet e sherrit mes tyre janë të panjohura. (B.H/Faxweb)