Banorët e Astirit prej rreth një ore ndodhen përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës nga ku kërkojnë lirimin nga burgu të Klevis Balliut dhe tre protestuesve të tjerë të cilët u ndaluan gjatë ditës së djeshme.
Sapo kanë mbërritur para Drejtorisë së Policisë ata në shenjë proteste kanë djegur edhe goma dhe kanë bërë thirrje kundër qevrisë dhe Policisë së Shttit duke e akuzuar këtë të fundit se ka arrestuar protestues paqësorë.
Ndërkohë protestës i është bashkuar edhe Lindita Protoduari e cila nga përplasja e djeshme me policinë ka mbetur e lënduar dhe siç duket edhe në foto, me këmbën e lidhur me fasho dhe e ulur në karrige ka kërkuar lirimin e protestuesve midis të cilëve është edhe bashkëshorti i saj.
Përveç kësaj duket Lindita dje kishte edhe ditëlindjen dhe këtë e bëri të ditur njëra prej protestueseve.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/450739059026380/UzpfSTE1OTgwNjI2NDY4ODM5Mzk6MjMxMjAzMjU0NTQ4Njk0Mg/
(f.gj/faxweb.al)