Sekretari organizativ i PD-së Sait Dollapi i cili u arrestua në orët e mbrëmjes së të shtunës ndërsa opozita po protestonte para parlamentit, është nisur drejt Spitalit të Traumës me ambulancë i shoqëruar dhe nga forcat e policisë.
Dollapi vuan prej kohësh nga problemet në zemër dhe ka kryer 2 ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas raportimeve për faxweb.al Dollapi ka mbërritur në këtë spital, ndërsa do të kryejë ekzaminimet e nevojshme, pasi mund të ketë komplikacione për shkak të dhunës policore të ushtruar ndaj tij.
Nga pamjet e siguruara nga faxweb.al, shihet një grup forcash speciale qe godasin dhe dhunojnë Dollapin i cili nuk po kryente asnjë akt dhune.
Ndërkohë kryedemokrati Basha ka thirrur mbledhje urgjente në selinë e PD-së për të marrë vendimet mbi situatën e pazakontë politike në Shqipëri.