Ish-deputeti demokrat, Tritan shehu ka publikuar disa foto në të cilat shihet një qytetarë i shtrirë në krevatin e spitalit me pranga në duar.
Qytetari në fjalë është një nga protestuesit që ka marrë pjesë në tubimet e opozitës dy ditë më para dhe që mbeti i plagosur për shkak të përplasjes me policinë para Parlamentit.
Shehu shkruan përkra fotove të publikuara në rrjetet sociale se kjo ëhtë një shkelje e të drejtave të njeriut, ku sipas tij “Pamjet e pacientit të plagosur, të lidhur me pranga në shtrat nga krahu i dëmtuar, në një pozicion të detyruar e rëndues ky, me policë që e rrethojnë, janë shokuese”.
Sipas Shehut, këto foto do të bëjnë xhiron e botës uke argumentuar se bien ndesh me parimet e shoqërisë demokratike.
Posti i plotë:
Shkelje e rende e te drejtave themeltare te njeriut e te pacientet, dhunim i institucionit shendetesor.
Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i demtuar, ne nje pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojne, jane shokuese.
Fatkeqesisht kjo pamje e shemtuar vjen nga ambjentet e brendeshme te Qendres se Traumes, mbas protestes se te shtunes.
Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqeruar, e cvendosin ne dhomat brenda Reanimacionit te spitalit.
Skandal i vertete ky, qe dhe gjate dikatatures nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes.
Asnje pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnje polic nuk mund te qendroje brenda dhomes se tij te spitalit, ky eshte nje parim universal, qe mund te tejkalohet perkohesisht vetem nqs personeli mjekesor e kerkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.
Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk eshte skllav qe ruajtesi mund te beje cfare te doje me ate!
Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, vecanerisht ata te sherbimit, te cilet nuk duhet te kishin lejuar kete perdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle.
Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket.
Keto foto do bejne xhiron e Botes, pikerisht se bijen ndesh me parimet e Shoqerise Demokratike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)