Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Peshkopi, ku ndodhet atje për turin e llogaridhënies publike.
Ndërkohë që gjatë protestës ka patur konfrotime ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Sipas PD, policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi i cili po protestonte bashkë me qytetarët kundër kryeministrit Rama.
Në një lidhje telefonike për Fax News, Gjunkshi u shpreh se ishte atje për të për të protestuar së bashkë me qytetarët
“Bashkë me qytetarët dola në protestë. Qytetarët nuk kanë shumë mundësi që të shesin produktet e tyre. Kemi revoltën e qytetarëve të Dibrës. Policia provokoj qytetarët. Më kanë kapur për krahu Ushtruan dhunë ndaj meje dhe kam të nxira në trup. Do të ndjek hapat e nevojshme për këtë rast. Protesta do të vazhdojë pasi njërzit janë shumë të revoltuar.”
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post