U dyshuar për të shtëna! Shqetësim ndërkombëtar për tensionet e reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Baku akuzoi sot Jerevanin se forcat armene hapën zjarr ndaj forcave ushtarake azerbajxhane gjatë natës dhe se njësitë e ushtrisë azerbajxhanas kryen “hakmarrje”, incidente të cilat Armenia i mohoi.

Pretendimi dhe mohimi vijnë në mes të tensionit në rritje midis dy vendeve rivale, ndërsa liderët e huaj kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzimin.

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakut, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por e banuar kryesisht nga armenë.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se njësitë ushtarake armene hapën zjarr me armë të vogla mbi ushtarët azerbajxhanë në Sadarak në veri të Nakhçivanit, një enklavë e Azerbajxhanit në kufi me Armeninë, Turqinë dhe Iranin.

Në deklaratën e ministrisë nuk thuhet nëse ka viktima. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi që forcat e saj të hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit.

Qeveria armene dhe media armene raportuan se kryeministri armen Nikol Pashinyan foli në telefon me krerët e Francës, Gjermanisë, vendeve fqinje, Iranit dhe Gjeorgjisë, si dhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken. Baku tha se ministri i jashtëm azerbajxhanas diskutoi situatën në rajon me një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit, Yuri Kim.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit