08:21 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO merr vendimin për shtetasin turk të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

14:28 | 04/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO merr vendimin për shtetasin turk të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka lënë në burg shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Yalcin Hanci akuzohet për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

50-vjeçari gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

Kujtojmë se Yalcin Hanci u ekstradua nga Gjerogja një ditë më parë, më 3 shtator.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 03.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të të pandehurit Yalcin Hanci dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.113, datë 04.09.2024, vendosi:
  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, e caktuar me Vendimin nr. 2, datë 09.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Yalcin HANCI, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
  1. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.

Tiranë, më datë 04.09.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Etiketa: GjeorgjiaGJKKO
Pas

E rëndë në Greqi! Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, godet me grusht pas koke edhe vajzën e mitur

Para

Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve

Para
Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve

Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.