Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Daniel Lalajn, 21-vjeçarin e ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania. Lalaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale të rënda, përfshirë “kultivimin e narkotikëve”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” si dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.