04:36 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, kush është biznesmeni nga Lushnja (Atentati me eksploziv)

08:45 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kanosi me armë dy persona, policia kap 33-vjeçarin në kërkim

Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku 35-vjeçari Besmir Hida është ekzekutuar me breshëri automatiku në një lokal, nga persona ende të paidentifikuar.

Bëhet e ditur se BesmirHida ishte pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Lushnje. Ndërkohë që emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi pak kohë më parë 35-vjeçarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë duke i vendosur eksploziv në makinë.

Bemir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.

Vetë Hida deklaroi në polici atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Megjithatë policia e lidhte ngjarjen me profesionin që kishte Hida, si pronar i një pikë tregtimi për pjesë këmbimi automjetesh.

Si ka ndodhur atentati me eksploziv i disa viteve më parë

Një sasi tritoli shpërtheu në një makinë në një lagje periferike të qytetit të Lushnjës. Ndërsa nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, policia lokale deklaroi zyrtarisht asokohe se bëhet fjalë për një atentat të qëllimshëm.

Shpërthimi i tritolit ndodhi ndërsa automjeti i Besmir Hidës ka qenë i parkuar. Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm dëme të shumta materiale, jo vetëm në automjetin e shkatërruar plotësisht, por edhe në xhamat e banesave përqark vendit ku dhe ndodhi shpërthimi.

Policia lokale nisi hetimet lidhur me motivet e shpërthimit, ndërkohë që askush nuk u arrestua në ditët që pasuan.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lushnjës, shpërthimi ndodhi rreth orës 1.00 pas mesnate. Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmonin se sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e motorit të automjetit. Policia tha atë kohë se ka disa të dyshuar për këtë atentat me eksploziv, por nuk kishte arrestuar ende asnjë person.

Gjatë marrjes në pyetje të të dëmtuarit Besmir Hida, ishte konfirmuar ndërhyrja e fundit në servis e automjetit, ndërkohë që policia hedh dyshimet e saj se sasia e lëndës shpërthyese ndoshta ishte vendosur një natë më parë. Gjithashtu, Hida ka thënë në polici atë kohë se nuk kishte konflikte me askënd.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: atentatbesmir hidaeksplozivekzekutohetLushnjepronar i nje pike kembimi mjetesh
Pas

Ekzekutohet në katin e dytë të lokalit biznesmeni në Lushnje, daja i Zamir Latifit (Detajet)

Para

Mbyllen sot transmetimet në televizionet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

Para
Mbyllen sot transmetimet në televizionet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

Mbyllen sot transmetimet në televizionet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.