Para dy ditësh në rrugët e Athinës, një shqiptar u gjet i vrarë me plumb në kokë. Fillimisht u bë e ditur vetëm se bëhej fjalë për një mashkull të moshës 36 vjeçare. Ndërkaq sot mediat greke kanë zbardhur edhe identitetin e tij. Mësohet se ai është Nesti Prifti, i cili mendohet se është vrarë për larje hesapesh dhe konfliktesh të pasura me persona të tjerë.
Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin. Kujtojmë se trupi i tij i gjet afër kryqëzimit të rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli. Mësohet se ai jetonte së bashku me gruan e tij shtatzënë dhe kishin dhe një fëmijë tjetër bashkë.
(J.D/Faxweb.al)