Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi me armë zjarri i Feriz Bardhit, paraditen e sotme në Durrës, i cili u vra në derë të shtëpisë.
Faxweb.al bën të ditur se disa persona e kanë thirrur 40-vjeçarin që të dalë jashtë nga banesa ku banonte dhe sapo ka dalë është qelluar me 10 herë me breshëri plumbash.
Fillimisht 40-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë në sallën e operacionit, duke mos i mbijetuar plagëve që kishte marrë.
Ndërkohë një mjet është gjetur i djegur në zonën e Porto Romanos, dhe dyshohet se ka lidhje me ngjarjen kriminale.
Në vitin 2012, Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjen.
Mjeti i gjendur i djegur sot në Porto Romano
Discussion about this post