22:35 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ekzekutua me pistoletë silenciator në Bllok, ja konflikti tjetër i biznesmenit Begalla

19:17 | 25/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ekzekutua me pistoletë silenciator në Bllok, ja konflikti tjetër i biznesmenit Begalla

11 ditë pas vrasjes së biznesmenit 64-vjeçar, Afrim Begalla, i njohur edhe me emrin Memli Begalla, policia ka zbuluar se ai ka pasur konflikte të shumta me persona të ndryshëm.

Dy raste të reja kanë dalë në dritë gjatë hetimeve, të cilat flasin për mashtrime të kryera nga biznesmeni i ekzekutuar me pistolete me silenciator pranë shtëpisë së tij, në zonën e ish –Bllokut, nga këta dy persona që shfaqen në një kamera sigurie, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se prej vitit 2013 e në vazhdim Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes.

Ai kishte premtuar partneritet në biznes për pronaret e tokave, por me pas dyshohet se i ka tjetërsuar ato, ose i ka shitur pa pëlqimin e të zotëve.

Edhe paratë e fituara nga shitja, sipas hetuesve, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave.

Në këto kushte ata janë konfliktuar me tregtarin, duke kërkuar së paku një pjesë të tyre. Mirëpo edhe pas kësaj situate, borxhi nuk është shlyer dhe kjo ka sjelle konflikte të ashpra me disa prej pronareve. Ata janë pyetur nga policia dhe kanë konfirmuar këtë version, por kanë mohuar çdo lidhje me vrasjen.

Hetuesit po vlerësojnë edhe një pistë që lidhet me mashtrime në Zvicër. Në këtë vend Begalla, ka pasur marrëdhënie me disa tregtarë gomash, të cilëve u ka marrë produkte me premtimin për t’ua kryer pagesat pasi të shiteshin.

Edhe në këtë rast ai nuk i ka kthyer paratë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, dy djemtë e Begallës, të ripyetur nga policia, nuk kanë pranuar se i ati kishte pasur probleme me biznesin./ Tv Klan

 

 

Etiketa: Afrim Begallabiznesmenivrasja ne bllok
Pas

Fusha mbulohet nga dëbora, shtyhet ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës (FOTO)

Para

Vizita në Tiranë, Juncker nuk bën asnjë premtim: Ne kemi ardhur t’ju inkurajojmë

Para
Vizita në Tiranë, Juncker nuk bën asnjë premtim: Ne kemi ardhur t’ju inkurajojmë

Vizita në Tiranë, Juncker nuk bën asnjë premtim: Ne kemi ardhur t’ju inkurajojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.