Aktorja e ‘Portokalli’, Delinda Zhupa i është kundërvënë drejtoreshës së re të Teatrit Kombëtar Eksperimental, Jonida Beqos. Kjo e fundit u emërua nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në vend të Kiço Londos.
Në një postim në rrjetet sociale, aktorja e njohur kërkon që drejtoresha të largohet nga ky pozicion pasi sipas saj është e paaftë dhe po ushtron komunizëm.
“Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë Nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë, fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla vetë, që të mbush CV. Se në Amerikë ka recituar vetë, ka punuar vetë si kostumografe. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje bashkisë të vër një drejtues të duhur”.– shkruan Delinda në Insta Story.
(M.Q/Faxweb.al)