Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se mercenarëve të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën.
Përmes reagimit në rrjetet sociale, Noka thotë se analiza e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, tregon qartësisht se Soros Drejtësia s’është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato.
Statusi
Nisi si Soros Drejtësi, e po përfundon në Surrogato Drejtësi. U janë errur sytë, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën. Këta mercenarë të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit.
Duhet të paraqiteni në #SKAP, i thonë liderit të opozitës. Po pse kështu? Për të pirë kafe me Dumanin? Përse duhet të shkojë të paraqitet në SKAP-intuaj o gjyqtar surrogato? Në SKAP nuk ka dosje e as hetim. Hetimi është mbyllur sepse dosja ështe në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s’është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato…