Pas publikimit të pamjeve në emisionin “STOP”, sekseri i burgut të Peqinit shkarkohet nga detyra.
Është pikërisht Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve Miklovan Kopani, ai që urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të punonjësit të Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale IEVP Peqin, komisar Behar Kola.
Kola i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Grupit të sigurisë dhe Shoqërimit, në videot e publikuara shfaqet duke marrë rryshef.
“Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve falenderon televizionin Klan dhe emisionin STOP per transmetimin e ketij rasti dhe inkurajon çdo media qe te jete krah nesh per luftimin e te tilla rasteve sa te paligjshme aq dhe te papelqyeshme.
Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve z. Miklovan Kopani gjen rastin dhe njehere qe t’i beje thirrje çdo punonjesi te sistemit penitenciar qe te zbatoje me rigorozitet vetem ligjin ne respekt te punes dhe institucionit.”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së burgjeve. (D.D/Shuplaka)