Mbahet mesha e parë e Kryepeshkopit të fronëzuar Joan në Tiranë.
Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni në Katedralen e Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në kryeqytet.
Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës. Kjo ceremoni vjen një ditë pasi u zhvillua po në këtë kishë edhe ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit.
Klerikë nga e gjithë bota dhe krerët më të lartë të shtetit, ndoqën ceremoninë bashkë me dy ministra grekë.
Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës Ortodokse Shqiptare, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.
“Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin”, ishte mesazhi i kryepeshkopit Joan pas fronëzimit.