Punonjësi i një dyqani automjetesh ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur në vend një grabitës. Sipas mediave të huaja, dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqan, kur 56-vjeçari Mark Kasprowicz ishte duke punuar pas banakut.
Raportohet se një prej burrave e mbajti punonjësin duke drejtuar armën, ndërsa tjetri hyri pas banakut. Nga kamerat e sigurisë shihet se si ata e shtrinë Kasprowicz në dysheme dhe e godisnin. Në një moment vihet re se si punonjësit po i dilte gjak nga koka, ndërsa hajdutët merrnin paratë nga banaku. Teksa ata nuk e kishin mendjen nga Kasprowicz, ky i fundit me shpejtësi arriti të merrte një armë.
Më pas dy personat e armatosur tentuan që të iknin, por punonjësi i dyqanit u ngrit nga prapa banakut dhe arriti që të qëllonte njërin prej tyre. Si pasojë, njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri arriti që të largohej nga aty.