Është publikuar fotua e parë e viktimës me iniciale I.I, i cili u gjend ditën e sotme i mbytur në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.
Sipas informacioneve të deri tanishme mësohet se 56-vjeçari ka dal në breg i pajetë nga dallgët e detit dhe është gjendur nga peshkatarët.
Kujtojmë që viktima jetonte i vetëm dhe merrte shërbime nga qendra komunitare e shëndetit mendor, Vlorë, i njohur kështu si person me problem mendore.