Këtë mëngjes, Policia e Krujës ka arrestuar një 61-vjeçare. E moshuara Ahmedie Krashi u kap në flagrancë me pushkë pa leje, si edhe me 6 fishekë. Ajo ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Mbi të rëndojnë akuza për “armëmbajtje pa leje”. Detaje të reja priten të zbulohen nga policia e zonës.