Vdekja e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili vazhdon të jetë mister. Ajo u gjet e mbytur në ujërat e Komos në Itali pas disa ditësh, që nga momenti kur ajo u shpall e zhdukur.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka pasur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuara deri tani nga mediat.
Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste. “Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes”-thuhet në raport. Rezultatet e plota të autopsisë së shqiptares do të dalin në dritë pas një muaji.