Kanë dale detaje të reja në lidhje me vdekjen e 47-vjeçares Merita Hajdari, gruaja e policit Sherif Hajdari, e cila dyshohet se është vetëvrarë me një plumb në kokë dje në Durrës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se dyshimet e deritanishme flasin për një vetvrasje, por nuk përjashtohet si pistë edhe ajo e vrasjes.
Arma e zjarrit është dërguar për ekspertizë në laboratorin balistik për të hedhur dritë mbi përdorusin e armës.
Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, bashkëshorti dhe djali i viktimës janë shprehur se 47 vjeçarja është vetvararë, por pa sqaruar arsyet apo rrethanat.
“Dëgjuam të shtëna të armës dhe u futëm brenda, pamë të shtrirë në tokë dhe mbuluar me gjak Meritën. Kemi qënë në shtëpi por jo në të njëjtën dhomë” kanë dëshmuar familjrët e viktimës.
Viktima ka marrë plumbin në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
(M.Q/Faxweb)