15:59 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U gjet e vdekur në shtratin martesor, ky ishte amaneti i fundit i Rezarta Xibrrakut

16:24 | 15/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Paja ende e pahapur, dalin pamjet brenda dhomës së çiftit të helmuar që u martua 5 ditë më parë

“Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”, janë fjalët e fundit që Rezarta Xibrraku iu ka thënë familjarëve të saj nëpërmjet telefonit përpara se të ndahej nga jeta. E reja u gjet pothuajse pa shenja jete në shtratin martesor, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari ndodhej në gjëndje të rëndë.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së premtes në Xibrrakë të Librazhdit dhe çifti ishte martuar të dielën e kaluar. Familjarët e Rezartës, kanë dyshime të forta se vajza e tyre mund të jetë helmuar për shkaqe që as ata vetë nuk dinë t’i thonë. Gazeta Shqip ka mundur që të flasë më vëllanë e Rezartës, i cili pretendon se motrën ia kanë vrarë dhe njëkohësisht kërkon zbardhjen e së vërtetës.

Intervista e plotë

Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vdekur.

Nga se kishte vdekur?

Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për krim dhe jo për ngjarje aksidentale?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?

Ndoshta po. 

Pas

Vrasja e Indrit Çelës, vetëdorëzohet Albano Kusi (Detajet)

Para

Tërmeti pas mesnatës, apeli i sizmologëve: Ja pse nuk duhet t’i referohemi aplikacioneve

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

Tërmeti pas mesnatës, apeli i sizmologëve: Ja pse nuk duhet t’i referohemi aplikacioneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.