Viktima e gjetur e shkrumbuar në 5 maj në Derven të Fushë- Krujës, i përket shtetasit kosovar nga Vushtrica, Xhaferr Osmani.
Këtë e ka konfirmuar sot rezultati i analizave të ADN-së, përgjigja e të cilave ka konfirmuar këtë detaj.
Grupi hetimor vijon të mbetet i paqartë mbi arsyet dhe shkaqet e një krimi të tillë dhe rrethanave të tij tepër misterioze.
Fax News ka zbardhur hyrje-daljet e 57 vjecarit, i cili herën e fundit ka hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Morinës në datë 29 prill të këtij viti, po ashtu mjeti me të cilën rezulton të ketë kaluar nga kjo pikë kufitare është ai ku Osmani u gjet i shkrumbuar.
Nga ky informacion i siguruar, Xhaferr Osmani, ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kuftare të Qafë thanës edhe në datën 24 shkurt të këtij viti, po me mjetin e tij me targa 02960SM, me të cilin u gjet i
djegur, ku ka qëndruar vetëm 5 ditë në vendin tonë.
Pikërisht mbi këto detaje grupi hetimor po punon që të zbardhë lidhjet që Osmani kishte në vendin tonë dhe aktivitetit të tij që ushtronte mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pjesë e fashikullit hetimor janë bërë edhe dyshimet për ndonjë lidhje të mundshme intime që 57 vjecari mund të ketë krijuar gjatë kohës së qendrimit të tij në Shqipëri.
Pritet që ekspertiza të hedhë dritë nëse viktima ka pasur apo jo ndonjë shenjë qitjeje plumbi në trupin e tij.
(F.G/Faxweb.al)