Personi që shihini në foto është 34-vjeçari Elion Hysa, i cili është gjetur i vrarë dhe i groposur ditën e sotme në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Më datë 5 korrik 2018, familjarët denoncuan zhdukjen e tij pasi kishin humbur çdo kontakt me të. Ai u gjet i groposur pranë varrezave të Niklës.
Eljon Hysa është person i shpallur në kërkim për vrasjen e pronarit të një lavazhi në Sarandë së bashku me disa persona te tjerë.
Hysa që prej vitit 2015 është në kërkim nga policia. Ai është dënuar në mungesë për një ‘vrasje me paramendim’ në vitin 2015.
Kohët e fundit Eljon Hysa kishte marrë një lokal me qera në zonën e Niklës. Elion Hysa, i njohur edhe me emrat Keisi dhe Elvis Hysa.
Vrasja në Sarandë
Kejsi Hysa u denoncua i zhdukur në polici disa ditë më parë nga familjarët, të cilët ndritën dyshime se 34-vjeccari mund të ishte ekzekutuar. Hysa ishte edhe në kërkim policor për një vrasje në bashkëpunim, të ndodhur në Saranda, disa vite më parë.
Kjo është një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia për vrasjen e 34-vjeçarit, megjithatë hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.
Për 34-vjeçarin e gjetur sot të vrarë, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.
Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.
Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.
Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysaj ishte në kërkim policor.
(M.Q/Faxweb)