14:39 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

17:21 | 19/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Një përqafim i kapur rastësisht në ekranin gjigant të “Kiss Cam” gjatë një koncerti të Coldplay mund të rezultojë fatal për jetën personale dhe profesionale të Andy Byron, CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer.

Byron, 50 vjeç, u filmua teksa përqafohej ngushtë me Kristin Cabot, drejtoreshë e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Dyshja janë të martuar, por me persona të tjerë, dhe momenti i afërsisë së tyre u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime.

Gruaja e Byron, Megan Kerrigan, reagoi shpejt: hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale dhe më pas fshiu plotësisht llogaritë e saj, teksa komentet mbështetëse për të vërshuan në internet. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një kërkesë divorci, por sinjalet flasin për një krizë të thellë martesore.

Pasuria personale e Byron vlerësohet në rreth 60 milionë paund, duke përfshirë edhe aksionet që zotëron në Astronomer një kompani me vlerë rreth 1 miliard paund.

Nëse çifti divorcohet dhe nuk ekziston një marrëveshje paramartesore, ligji britanik mund të kërkojë ndarjen e barabartë të pasurive të krijuara gjatë martesës çka do të thotë se Kerrigan mund të përfitojë deri në 30 milionë paund.

Por pasojat nuk janë vetëm financiare. Skandali po kërcënon edhe pozicionin e tij në krye të Astronomer. Bordi drejtues i kompanisë ka nisur një hetim të brendshëm, për shkak të lidhjes së papërshtatshme me një ekzekutive të lartë, e cila ka një rol kyç në formësimin e kulturës së kompanisë.

Nëse rezulton se CEO ka vepruar në mënyrë joetike apo në kundërshtim me politikat e kompanisë, aksionet e tij mund të ngrihen ose t’i hiqen.

Reagimi publik gjithashtu ka qenë i fortë. Mbështetja ka qenë e madhe për bashkëshorten e tij, me shumë përdorues që e kanë inkurajuar të kërkojë drejtësi në gjykatë.

“Shko Megan, merr avokatin dhe merr paratë”, shkroi një komentues në platformën X.

Ndërkohë, vetë Byron kishte lavdëruar më parë Cabot në rrjetet profesionale, duke theksuar përvojën e saj në menaxhimin e talenteve. Një afërsi që tani ka kaluar kufijtë profesionalë me kosto të mundshme shumë të larta.

Pas

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Para

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

Para
Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

 



Të Fundit

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.